Xhami
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhami

xhamia tek ju
 
ForumForum  PortalliPortalli  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NGJYRAT E SHKĖLQMIT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
xheladin

xheladin


Numri i postimeve : 3
Registration date : 20/08/2007

NGJYRAT E SHKĖLQMIT Empty
MesazhTitulli: NGJYRAT E SHKĖLQMIT   NGJYRAT E SHKĖLQMIT Icon_minitimeMon Aug 20, 2007 1:54 am

shkruan: xheladin hamza

NGJYRAT E SHKĖLQIMIT

Fillimin dhe mbarimin e jetės
Trup lodhur
I pėrputha nė njė pikė
Porsi njė semazem...

Si nė ėndėrr
Kalova udhėtimin
Nėpėr kohėn kėtė tė kalbur...

Pastaj dola nga qetėsia
E varrit
Qė nė mua flinte

Ta ngulfasė zėrin qė del
Nga thellėsia e shpirtit
E tė dėgjoj muzikėn e semasė heshtshėm...

E mbuloj me vellon e sė kaluarės
Tė mbėshjtellur
Me ngjyrat e shkėlqimit...

Dhe tani dėnes!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin

xheladin


Numri i postimeve : 3
Registration date : 20/08/2007

NGJYRAT E SHKĖLQMIT Empty
MesazhTitulli: Re: NGJYRAT E SHKĖLQMIT   NGJYRAT E SHKĖLQMIT Icon_minitimeWed Sep 05, 2007 7:37 am

e martė, shtator 04, 2007


UDHĖTAR I AMSHIMIT


Xheladin HAMZA


Jeta fiket...
E ndrydhur mes ėndrrave tė prishura
Aty ku lindja vdekjen duar hapur pret

Herė herė e kėndshme
Herė gėnjeshtare e herė mashtruese
Vetėm vdekja ėshtė e prekshme[/size]

Frikė e pa frikė
Do t’takohemi sy me sy
S’do tė pėshtyjmė njė njeri tjetrin
Do tė pėrqafohemi me afsh e dashuri

Butėsisht si fėmijė do ta kapi pėr dore
Allahut nė sexhde i bij para tij
Dhe nuk ēohem mė kurrė
Se jam udhėtar i amshimit...


Postuar nga: Hamdi Ne
Botuar nė webfaqen: poezia-islame.blogspot.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xheladin

xheladin


Numri i postimeve : 3
Registration date : 20/08/2007

NGJYRAT E SHKĖLQMIT Empty
MesazhTitulli: Re: NGJYRAT E SHKĖLQMIT   NGJYRAT E SHKĖLQMIT Icon_minitimeMon Dec 15, 2008 12:33 pm

Nė vazhdim po e paraqes Parathėnie tė librit tim tė dytė NGJYRAT E SHKĖLQIM i cili doli nga botimi:
Parathėnie






Nė qoftė se krijimi i poezisė i ngjan njė odisejade, siē do tė thoshte studiuesi ynė i mirėfilltė i poezisė bashkėkohore shqipe Agim Vinca, kurse odisejada ėshtė, siē dihet, njė udhėtim i gjatė dhe i pėrcjellur me shumė peripeti, atėherė poeti ėshtė ai qė kėrkon atdheun e tij, njėsoj si heroi legjendar i Homerit – Odiseu, qė kėrkoi Itakėn.

Po cila ėshtė Itaka e ēdo poeti?

Pa asnjė mėdyshje do tė them; ėshtė bota shpirtėrore e tij, qė lehtė mund tė ngacmohet nga njė zhurmė, e cila prapa lė njė gjurmė, madje, sado e vogėl tė jetė ajo, qoftė dhe vetėm njė fishkėllimė, megjithatė, tejzat nė thellėsinė e tij, padyshim e detyrojnė atė, qė ta shpalosė aty vetveten, e tė pėrpiqet tė zbėrthejė perceptimin e rrjedhjes sė saj, gjithnjė nė kėrkim tė sublimes. Aty, mbi tė gjitha, ai mė sė miri gatitė fuqinė e fjalės, sepse e njeh deri nė rrėnjė “Itakėn e tij”.

Kėshtu, gjatė njė udhėtimi odisejadesk nėpėr botėn e tij shpirtėrore, edhe poeti ynė tanimė i njohur Xheladin Hamza, na solli para nesh librin e dytė poetik me titull mjaft domethėnės “Ngjyrat e shkėlqimit”.

Pėrse ky titull? Apo, mos vallė poetit i erdh nga njė burim hyjnor?

Po, - do tė pėshpėriste ai – atėherė kur:

“Fillimin dhe mbarimin e jetės
i pėrputha nė njė pikė
porsi njė semazen...”


Semazeni - ėshtė personi i cili e ekzekuton apo praktikon Semanė, si teknikė mjaft e ndėrlikuar.

“Semaja ėshtė manifestim i lėvizjes sė trupave qiellor, ku udhėheqėsi i Semasė, mentori; simbolizon diellin ose aksin e sistemit dinamik tė Galaktikės, kurse semazenėt, tė inicuarit, nė lėvizje rrethore, simbolizojnė planetet, pra kemi tė bėjmė me njė valle kozmike, pėr unifikim me kozmosin”. – thotė njohėsi mė i mirėfilltė dhe autokton i kėtij riti tek ne, Fahredin Shehu.



Madje, derisa Rumiu pėr Semanė shkruan se:



“Shoh ujėrat qė vrushkullojnė nga gurrat e tyre
Degėt, lisat qė vallėzojnė si penduesit
Gjethet qė me duar rrahin si muzikantė...”



..., vargjet e sipėrtheksuara tė tij, janė ndoshta njė pasqyrim simetrik dhe plotėsisht i pėrputhen njė ritmi qė reflekton afinitet inercioni, vargjeve tė shkėputura tė poetit Xheladin Hamza:



“Shpirtbardhėt i merr me lehtėsi
tė pėrcjellur me muzikėn hyjnore tė semas
e tė mbėshtjellur me aromė lulesh


tė kėputura nga kopshti i Edenit...”



..., andaj, thekson se:

“Tėrė jetėn dėshirova tė bėhem semazen

kėrcimtar i paepshėm i semas nė shpirt tė jem...”



..., sepse, poeti ynė ėshtė udhėtar i dėshirave tė tija, tė cilat ashtu si i shfaqen nė mugėtirėn e shtratit shpirtėror, ashtu tė tilla ia do edhe zemra. Dhe se:



“butėsisht si fėmijė do kapemi pėr dore

nė sexhde bijmė para tė Madhit Zot

se jemi udhėtarė tė amshimit...”



Kjo lė tė kuptojmė se Uni i poetit Hamza ėshtė shumė stabil dhe se nė ēfardo ndėrrim kondite, ai prap ėshtė i lidhur shumė fortė me Universin Hyjnor – Perėndinė:

“aty ku engjėjt pa ndėrprerė
zėshėm kėndojnė
TEKBIRIN...!”




Duke shfletuar me kujdes faqet e librit dhe duke i medituar vargjet e shkruara nėpėr to, do tė na shpirtėzohet njė ndjenjė lakmuese, brenda sė cilės shtrihet dashuria, si maksimė mė universale, e qė shkėndijat e saja depėrtojnė deri nė thellėsi dhe, shpeshherė, bėhen pjesė intime e jetės njerėzore, nė kėtė mes edhe tė krijuesit.

Nė kėto shtigje edhe bota intime e poetit Xheladin Hamza, ėshtė e fshehur thellė, madje, do tė thoja, shumė e thellė dhe jo rrallėherė atė e ndrydhė, pėr ta shpalosur ndonjėherė vetėm nėpėr ėndrra, siē shprehet nė poezinė; “Ėndrrat e mia”:

“Lėri nė qetėsinė e shpirtit tim
se janė vetėm ėndrrat e mia
pjesė e jetės sime...”






Kėto ėndrra janė valė tė dashurisė njerėzore. Dhe meqė atyre nuk mund t’i ketė ikur askush, as poeti nuk do tė tentojė ta provojė kėtė, andaj ai i hap rrugė tė dashurės sė tij, duke i thėnė:

“Bėhu e lirė
dhe lundro kah do
se shpirtin e kam
det tė hapur
vetėm pėr ty...”


..., ndėrsa zemra e tij pėr tė ėshtė F o l e j a ku ajo me ėndje zbret dhe gjen prehje.

Megjithatė kur poeti disi vjedhurazi kthehet nė vitet e hershme tė rinisė, atė e mbėshtjellė njė nostalgji, e cila thuajse ia vjelė ngadalė dhe njė nga njė gjethet e njė kohe dikur tė njomė. Ndonėse e di fort mirė se nga askush nuk do tė merr ndonjė pėrgjigje, ai nuk heziton t’i bėjė pyetje vetes me njė stili retorik:

“- Pėrse flokėt mė janė zbardhė?
- Ku ikėn vitet e mia?...”




Pothuajse, si gjithė krijuesit shqiptarė, ashtu edhe poetin Xheladin Hamza, fati i Kosovės nė zymtėsinė e harkut mė tė errėt tė historisė, e kishte lidhur pėrherė me tė, mirėpo, pėrveē nė poezinė “Terri i ballkanit”qė kemi ca motive tė stilit elegjiak, dy poezitė e tjera (Pavarėsia dhe Luan Haradinaj), rrafshi motivor i tyre ka nota lirie e krenarie, dhe me njė optimizėm guximtar, madje, do tė thoja deri nė gatitje pėr kushtrim tė ri:



“Jeton Kosova, feston Shqipėria, gatitet Ēamėria, hej...!”



Ndonėse, duke qenė i vetėdijshėm se opusi poetik i kėtij vėllimi poezish ka dimensione edhe me tė theksuara, si nė aspektin motivor, ashtu edhe nė atė meditativ, megjithatė nė ketė recension (sigurisht sipėrfaqėsor), jam pėrpjekur i nderuari lexues, qė sado pak tė jap njė pasqyrė, ku paraprakisht do tė mund tė orientohesh nėpėr rrjedhėn e valėve poetike qė burojnė nga “Itaka” e poetit tonė Xheladin Hamza.

Ju merreni e shijoni si tė doni, se tani e tutje janė tuajat!




Rahovec, tetor 2008. Miftar Kryeziu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





NGJYRAT E SHKĖLQMIT Empty
MesazhTitulli: Re: NGJYRAT E SHKĖLQMIT   NGJYRAT E SHKĖLQMIT Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NGJYRAT E SHKĖLQMIT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Xhami :: Your first category :: Your first forum-
Kėrce tek: